© Università degli Studi di Padova - Credits: HCE Web agency
E themeluar në vitin 1982, Qendra është përgjigja e parë strukturore e universiteteve italiane ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe e rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, UNESCO, apo Këshilli i Europës. Krahas bashkëpunimit me katedrën UNESCO, Qendra ka mirëpritur edhe atë me Qendrën Europiane të Ekselencës Jean Monnet, në fushën e dialogut ndërkulturor, të të drejtave të njeriut dhe niveleve të ndryshme të qeverisjes (multilevel governance). Objektivi i Qendrës është të kontribuojë në zhvillimin e njohjes ndërdisiplinore të të drejtave të njeriut përmes studimit, arsimimit dhe edukimit.
Drejtor i Qendrës është Prof. Marco Mascia.
Themeluar në vitin 1999, përmes një konvente ndërmjet UNESCO-s dhe Universitetit të Padovës, Katedra i zhvillon aktivitetet e saj studimore në lidhje organike me Qendrën e të Drejtave të Njeriut, duke kontribuar kështu në zgjerimin e dimensionit ndërkombëtar të aktivitetit arsimor dhe studimor. Katedra UNESCO dhe Qendra kanë qenë në fokusin e programit 2000 – viti ndërkombëtar i paqes. Katedra është e impenjuar gjithashtu në njohjen formale të Paqes, si një nga të drejtat e njeriut.
Titullari i Katedrës është Prof. Antonio Papisca.
Në nivel ndërkombëtar shënohen marrëveshjet e Qendrës me UNESCO-n, Këshillin e Europës, Bashkimin Europian, Komisionerin e lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Grupin Civil Shumëkombësh (Multinational Civic Group),Fondacionin Anna Lindh dhe Universitetin Euromesdhetar (EMUNI). Në nivel kombëtar, kemi marreveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave dhe me koordinatorët kombëtare të Ombudsmanëve dhe Enteve lokale për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut. Në nivel lokal, përmendim marrëveshjet me instancat publike për mbrojtjen e te miturve, Ombudsmanin dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të të Drejtave të Njeriut në rajonin e Venetos, si dhe me bashkitë e Padovës e Venecias.
Arkivi është themeluar nga Rajoni i Venetos në vitin 1988, pasi është miratuar nga ligji rajonal nr.55/99. Ai administrohet nga Qendra e të Drejtave të Njeriut, mbi bazën e nje konvente të posaçme dhe është një nga instrumentat kryesorë, përmes të cilit rajoni promovon kulturën e të Drejtave të Njeriut, paqes, bashkëpunimit për zhvillim dhe solidaritetit. Ky arkiv mbledh, përpunon dhe vendos në dispozicionin e publikut dokumentacione, baza të dhënash tematike dhe burime informative përmes faqjes se internetit, të disponueshme edhe në gjuhën angleze. Ai mbetet portali kryesor i internetit në Itali për përhapjen e kulturës së të drejtave të njeriut.
Qysh prej themelimit, aktiviteti kërkimor-shkencor i Qendrës është paraqitur në publikimet e revistës katër-mujore “Paqa dhe të Drejtat e Njeriut” – Peace and Human Rights (Botimet Marsili), si edhe në librat, broshurat apo materialet didaktike, të cilat gjenden në faqen e internetit. Ndër kërkimet më të rëndësishme, shënohen ato që lidhen me demokracinë ndërkombëtare, qeverisjen në nivele të ndryshme (multilevel governance), organizimin ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe paqes, integrimin europian, shoqërinë civile globale, dialogun ndërkulturor dhe qytetarinë, reformën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën humanitare dhe sigurinë njerëzore.
Raporti Vjetor italian i të Drejtave të Njeriut është një botim periodik i përgatitur nga Qendra e të Drejtave të Njeriut pranë Universitetit të Padovës. Botimi në gjuhën italiane është publikuar nga shtëpia botuese Marsilio (Venecia); botimi në anglisht është publikuar nga Peter Lang, International Academic Publishers (Bruksel). Raporti ofron një kornizë dinamike të ligjeve, institucioneve, politikave dhe vendimeve gjyqësore, që kanë vënë në zbatim të drejtën ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut në Itali. Ky raport vjetor synon që çdo vit, të paraqesë se si sistemi ndërkombëtar i monitorimit të të drejtave të njeriut e vlerëson rolin e Italisë, dhe në këtë mënyrë të nxisë një debat të informuar dhe transparent mbi këtë aspekt thelbësor të jetës publike. Numri i parë i tij është publikuar në vitin 2011.
Ndër aktivitetet më të rëndësishme të promovuara nga Qendra e të Drejtave të Njeriut, shënohet themelimi i Masterit Europian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin, në të cilin marrin pjesë 41 universitete europiane, si dhe nga Qendra Ndëruniversitare për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin (European Inter–University Centre for Human Rights and Democratization EIUC), e cila ndodhet pranë Manastirit San Nicolò, gjatë bregut të Venecias. Qendra organizon ndër të tjera kurse kualifikimi për të drejtat e njeriut dhe trajnime për ekspertë në edukimin civil, të drejtat e njeriut, kombësinë dhe vlerat kushtetuese.
Dega e studimeve trevjecare i ka rrënjët në trashëgiminë e pasur të përvojave arsimore, shkencore dhe kualifikuese, që Universiteti i Padovës ka fituar deri më tani, veçanërisht përmes Qendrës për të Drejtat e Njeriut. Kjo degë ofron një program studimor, të bazuar në pesë drejtime: politik, juridik, socialo–ekonomik, historiko–filozofik dhe gjuhësor. Ajo angazhohet gjithashtu edhe në përvetësimin e aftësive praktike në fushën e planifikimit të aktiviteteve që lidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, përmes simulacioneve, projekteve (project work), seminareve dhe grupeve të punës me ekspertë ndërkombëtarë.
Dega e studimeve Master ofron formim ndërdisiplinor, të orientuar drejt praktikës. Ajo po fiton identitet gjithnjë e më të profesionalizuar, falë vënies në zbatim të kurrikulave, kushtuar teknikave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për përfshirjen e forcave civile në misionet paqeruajtëse. Kursi organizon udhëtime studimore pranë Institucioneve Europiane dhe Kombeve të Bashkuara. Ai synon të kualifikojë ekspertë për pozicione pune në administratën publike, vendore e kombëtare, si dhe në organizatat ndërkombëtare, ndërqeveritare e joqeveritare.
8/11/2012
University of Padova
Human Rights Centre
"Antonio Papisca"
Complesso Universitario
Via Beato Pellegrino, 28
35137 Padova
Tel 049 827 1813 / 1817
E-mail
centro.dirittiumani@unipd.it
Certified e-mail (PEC)
centro.dirittiumani@pec.unipd.it
University of Padova
Human Rights Centre
"Antonio Papisca"
Complesso Universitario
Via Beato Pellegrino, 28
35137 Padova
Tel 049 827 1813 / 1817
E-mail
centro.dirittiumani@unipd.it
Certified e-mail (PEC)
centro.dirittiumani@pec.unipd.it
© Università degli Studi di Padova - Credits: HCE Web agency